CIT MIRËPRET REKTORIN E UNYT

Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) mirëpriti në ambientet e tij Rektorin e
Universitetit të Nju Jorkut Tiranë (UNYT). Përfaqësues të CIT ishin Assoc. Prof. Dr. Vasil
Qano; Prof. Dr. Margarita Ifti; Dr. Bledar Komina; Asoc. Prof. Dr. Reis Mulita; dhe
Administratori Ubejd Osmani.
Kjo vizitë akademike u fokusua në bashkëpunimin e ardhshëm mes dy institucioneve, në
përgjithësi, në perspektivat e kërkimit të përbashkët, revistat tona shkencore akademike,
tejkalimin e sfidave të përbashkëta së bashku, dhe së fundi, vullneti i të dy institucioneve për
partneritet në të ardhmen në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Në fund u dorëzuan disa
dhurata në shenjë respekti. Së bashku, ne jemi më të fortë për të bërë një ndryshim që ka rëndësi
në komunitetet tona të përbashkëta!

image 3 1 2 768x768 1
CIT MIRËPRET REKTORIN E UNYT 2