CIT MIRËPRET ‘INSTITUTIN E TEKNOLOGJISË DHE BIZNESIT’, REPUBLIKA ÇEKE

Instituti Kanadez i Teknologjisë mirëpret Anna Shirkova dhe Simon Chzek, përfaqësuesit e ‘Institutit të Teknologjisë dhe Biznesit’ nga Ceske Budejovice, Republika Çeke.

Duke synuar t’u prezantojmë studentëve tanë mundësi dhe përvoja unike, ne diskutuam për një partneritet midis universiteteve tona, i cili do të fokusohet në:

  • Programe të përbashkëta studimore akademike
  • Konferenca shkencore
  • Akademi verore/dimërore
  • Botime të përbashkëta
  • Aktivitete të tjera të përbashkëta jashtëshkollore të certifikuara;
  • Aplikimet dhe zbatimet e projekteve të përbashkëta;
  • Shkëmbime akademike dhe studentore
  • Rrjetëzimi dhe më shumë!

Për më tepër, jemi të lumtur të njoftojmë se së bashku me ‘Institutin e Teknologjisë dhe Biznesit’, kemi nënshkruar një marrëveshje në lidhje me programet Erasmus+. Kjo marrveshje do të ofrojë 4 bursa për studentët që dëshirojnë të marrin pjesë në një program shkëmbimi dhe 4 grante për personeli akademik të CIT. Ky grant do jetë i vlefshëm gjatë periudhës kohore 2022-2033.

#partneritete #universitet #bachelor #master #teknologji #ekonomi #shqiperi

  • CIT MIRËPRET ‘INSTITUTIN E TEKNOLOGJISË DHE BIZNESIT’, REPUBLIKA ÇEKE
  • Botime të përbashkëta
  • Akademi veroredimërore
  • Konferenca shkencore
  • Programe të përbashkëta studimore akademike
  • Duke synuar t'u prezantojmë studentëve tanë mundësi dhe përvoja unike, ne diskutuam për një partneritet midis universiteteve tona
  • Instituti Kanadez i Teknologjisë mirëpret Anna Shirkova dhe Simon Chzek, përfaqësuesit e 'Institutit të Teknologjisë dhe Biznesit' nga Ceske Budejovice