CIT mirëpret “Institutin e Teknologjisë dhe Biznesit”, Republika Çeke

Instituti Kanadez i Teknologjisë mirëpret Anna Shirkova dhe Simon Chzek,
përfaqësuesit e ‘Institutit të Teknologjisë dhe Biznesit’ nga Ceske Budejovice, Republika Çeke.
Duke synuar t’u prezantojmë studentëve tanë mundësi dhe përvoja unike, ne diskutuam për një
partneritet midis universiteteve tona, i cili do të fokusohet në:

  1. Programe të përbashkëta studimore akademike, konferenca shkencore, akademi
    verore/dimërore, botime të përbashkëta dhe aktivitete të tjera të përbashkëta
    jashtëshkollore të certifikuara;
  2. Aplikimet dhe zbatimet e projekteve të përbashkëta;
  3. Shkëmbime akademike dhe studentore
  4. Rrjetëzimi dhe më shumë!
    Për më tepër, jemi të lumtur të njoftojmë se së bashku me ‘Institutin e Teknologjisë dhe Biznesit’,
    kemi nënshkruar një marrëveshje në lidhje me programet Erasmus+, e cila do të ofrojë 4 bursa
    për studentët që dëshirojnë të marrin pjesë në një program shkëmbimi dhe 4 vende të lira për
    stafin akademik të CIT, i vlefshëm gjatë periudhës kohore 2022-2033.
226317518 4784462838237019 565479328773811623 n 768x432 1
CIT mirëpret “Institutin e Teknologjisë dhe Biznesit”, Republika Çeke 2