CIT mirëpret Cntana Education dhe Poliversity

CIT pati kënaqësinë të mirëpresë javën e kaluar Dr. Cagri Bagcioglu, Drejtues i
Evropës në zhvillim dhe Azisë Qendrore të Cintana Education, Dr. Alejtin Berisha, Kryetar i
Shkollave Ndërkombëtare Finlandeze.
Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit, duke synuar t’u ofrojmë studentëve tanë në CIT,
zgjidhje inovative arsimore, kurrikulë dhe trajnime ndërkombëtare.
Cintana Education është një kompani amerikane e themeluar nga Doug Becker, e cila
bashkëpunon me Universitetin Shtetëror të Arizonës, së bashku me Poliversity, aspirojnë të jenë
partnerë solidë biznesi për universitetet në procesin e tyre të përshtatjes me botën e re digjitale
për të përmirësuar përvojën e të mësuarit të studentëve.

214820465 4724095877607049 4935888838373761079 n 768x768 1
CIT mirëpret Cntana Education dhe Poliversity 2