CIT MERR PJESË NË “JAVËN E ARSIMIT NDËRKOMBËTAR”, POLONI

CIT MERR PJESË NË “JAVËN E ARSIMIT NDËRKOMBËTAR”, POLONI

Instituti Kanadez i Teknologjisë konsolidoi praninë e tij në aktivitetet ndërkombëtare dhe zbatimin e projekteve të BE-së.

Asoc. Prof. Reis Mulita, Shef i Zyrës Ndërkombëtare dhe Projekteve dhe Dr. Blendi Shima, Shef i Departamentit të Administrimit të Biznesit dhe ITCIT, morën pjesë në “Javën Ndërkombëtare të Edukimit” organizuar nga zyra IRO e Universitetit NYSA, Poloni🇵🇱.

Gjatë kësaj jave ata u takuan me përfaqësues të Universitetit NYSA dhe morën pjesë në një sërë takimesh ku u diskutua për bashkëpunimet e ardhshme me institucione, staf dhe studentë në nivel ndërkombëtar.

Në këto takime u theksua bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm mes dy universiteteve, duke evidentuar faktin se tre studentë të CIT kanë kryer një semestër akademik në Universitetin NYSA (2019-2020), ndërsa katër studentë do të kenë mundësinë të jenë pjesë e programit të shkëmbimit.

Universitetet private në Tiranë si CIT studentët janë prioriteti.

Në takimet dhe bisedat e zhvilluara, zënë vend të rëndësishëm bashkëpunimet me aktorë nga Kina, India, Tajlanda dhe Indonezia. Synohet që përvoja e njohur e këtyre vendeve në fushën : Teknologjisë së Komunikimit dhe Teknologji Informacini të përfaqësohet në CIT, përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet universiteteve të ndryshme jashtë vendit.

#Instituti Kanadez iTeknologjisë #CIT #ndërkombëtar #arsim #programi i shkëmbimit

CIT MERR PJESE NE JAVEN E ARSIMIT NDERKOMBETAR POLONI
CIT MERR PJESË NË “JAVËN E ARSIMIT NDËRKOMBËTAR”, POLONI 2