Ceremonia e hapjes së Konferencës Ndërkombëtare sapo ka përfunduar!

Prof. Dr. Sokol Abazi, Rektori i Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT) në
Tiranë, Shqipëri ka hapur konferencën duke shprehur mirënjohjen dhe falenderimet e tij për të
gjithë partnerët, pjesëmarrësit dhe palët e interesuara në këtë konferencë. Pas kësaj, ai ia ka
përcjellë fjalën Amel Kovacevic, Shefit ekzekutiv të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë. Ai pati
një diskutim të shkurtër lidhur me rëndësinë e sistemit financiar dhe ndikimin e tij në jetën e
përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ai ndau me ne disa cilësi të një sistemi të mirë financiar.
Z. Amel u ndoq nga Prof. Dr. Klodiana Gorica, Anëtare e Bordit Editorial të CIT Review Journal
(CRJ) e cila mbajti një fjalim të shkurtër në lidhje me rëndësinë e kërkimit dhe mënyrat që CRJ
ka adoptuar për të dhënë rezultate të jashtëzakonshme që kanë rëndësi në aspektin praktik.
Së fundi, Prof. Dr. Azis Pollozhani; Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu; Dr. Andrea Maliqari; Prof.
Dr. Dimitrios Karras pati një fjalë të shkurtër mirënjohjeje dhe mirëseardhjeje në emër të
universiteteve të tyre, përkatësisht Universitetit të Nju Jorkut Tiranë; Universiteti “Nënë Tereza”
në Maqedoninë e Veriut; Politeknik, Universiteti i Tiranës; Kapodistrian, Universiteti i Athinës.
Aktualisht konferenca po vazhdon me dy panele, Inxhinieri dhe Ekonomi, ku autorë dhe studiues
po prezantojnë punimet e tyre një nga një. Ne gjejmë rastin të falënderojmë sinqerisht të gjithë
folësit tanë të ftuar në këtë ceremoni hapëse! Ju inkurajojmë të qëndroni të sintonizuar me ne për
të qenë pjesë e kësaj konference!

image 5 2 1 768x768 1
Ceremonia e hapjes së Konferencës Ndërkombëtare sapo ka përfunduar! 2