Ceremonia e diplomimit #ConnectIT!

Ceremonia e diplomimit #ConnectIT!

Ekipet e CIT u diplomuan nga Programi i BE-së për Inovacione #ConnectIT.

Të hënën e kaluar, dy ekipe CIT të krijuara nga studentët tanë të talentuar prezantuan sfidat e tyre të përfunduara në ceremoninë e diplomimit të Programit #ConnectIT të BE-së për Inovacionin! Ky program lidh studentët nga Universitetetet në Shqipëri me bizneset shqiptare, kjo u jep studentëve një mundësi për të punuar në zgjidhjen e nevojave reale të biznesit duke u ofruar atyre zgjidhje digjitale dhe teknologjike.

Ekipet tona studentore u fokusuan në ndërtimin e dy aplikacioneve. Ekipi i parë: Kristi Nene, Jona Shtini, Adrian Hyseni, Greisa Kalbaj, Ornela Loloçi dhe Arlinda Doçi punuan në zhvillimin e një aplikacioni celular për iOS dhe Android për IGS, një kompani e pretendimeve të Sigurimeve. Ekipi i dytë, Kristo Qirjo, Enea Novaku dhe Anxhelo Peto zhvilluan një faqe interneti për tregtinë elektronike.

Ne duam t’i përgëzojmë ata për përpjekjet dhe angazhimin e tyre. Jemi krenarë për studentët tanë! CIT, krenarë që jemi një nga Universitetet më të përkushtuar tek studentët.

  • Ceremonia e diplomimit #ConnectIT!
  • Të hënën e kaluar, dy ekipe CIT të krijuara nga studentët tanë të talentuar prezantuan sfidat e tyre
  • Ekipet tona studentore u fokusuan në ndërtimin e dy aplikacioneve
  • Ne duam t'i përgëzojmë ata për përpjekjet dhe angazhimin e tyre