Ceremonia e çmimeve te HackTech 2021

Dita e dytë e HackTech 2021 me temën “Siguria kibernetike për fëmijët” ishte e fokusuar në punën në grup.

Ekipet konkurruese punuan për zgjidhjen e kuizeve logjike:

  1. Drita e Udhëtimit dhe Kënde Precize,
  2. Porta e sigurisë,
  3. Një pengesë për të ecur,
  4. Jo ashtu siç duket,
  5. Zbuloni mesazhin secret.

Pjesa tjetër e konkursit ishin sfidat e programimit:

  1. Hartoni dhe zhvilloni një “Aplikacion për Kontrollin e Prindërve” që synon të lejojë fëmijët të përdorin teknologjinë brenda një mjedisi të sigurt që mund të monitorohet nga prindërit e tyre
  2. Deep Learning dhe Convolutional Neural Networks (CNN) për të zhvilluar të dyja: një program që klasifikon moshën dhe gjininë nga informacioni që përpunon nga videot në YouTube, dhe një program tjetër që parashikon nëse një pasagjer në anijen e famshme Titaniku ka mbijetuar apo jo.

Urime fituesit, ekipi “404 nuk u gjet”!

Një falenderim i veçantë shkon për të gjithë studentët që ishin pjesë e këtij konkursi. Për të gjithë pjesëmarrësit u ndanë çertifikata mirënjohjeje në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe punën e tyre cilësore.

Instituti Kanadez i Teknologjisë falënderon të gjithë profesorët dhe stafin që organizuan dhe menaxhuan këtë aktivitet!

243511751 4976070632409571 1562971619631243629 n 768x576 1
Ceremonia e çmimeve te HackTech 2021 2