Ceremonia e 10-vjetorit dhe e diplomimit të CIT

Brohorisni!

Instituti Kanadez i Teknologjisë është krenar të shpallë 10 vjetorin e tij!

Ne kemi lindur në vitin 2011 – pra po festojmë 10 vjet si universitet!

Ky moment historik është koha e përsosur për të reflektuar mbi arritjet tona të jashtëzakonshme dhe për të festuar suksesin tonë me ju!

Është gjithashtu një vit i përshtatshëm për të marrë kohë për të parë të ardhmen – çfarë do të arrijmë dhe si do të vazhdojmë të rritemi si një institucion teknologjik! Gjatë dekadës së fundit, ky universitet ka ndërtuar një reputacion kombëtar në një sërë fushash kyçe. Ka një prespektivë të fortë për ta forcuar këtë më tej, kështu që dekada e ardhshme ka të ngjarë të jetë gjithashtu shumë emocionuese!

Ky vit shënon 10-vjetorin e Institutit Kanadez të Teknologjisë, me studentët tanë të parë që kaluan nëpër dyert tona në tetor 2011. Studentët dhe stafi janë në qendër të gjithçkaje që bëjmë në CIT. Ne po marrim kohë për të reflektuar mbi arritjet dhe sukseset e pabesueshme të studentëve, stafit, të diplomuarve dhe partnerëve tanë.

Si pjesë e festimeve tona të 10-vjetorit, ne po mbledhim histori dhe kujtime, kështu që dëshirojmë t’ju ftojmë të festoni trashëgiminë tonë me këtë video duke ndarë momentet tona më të bukura me ju! CIT është i lumtur që bën pjesë në Universitetet private në Tiranë më prestigjoze.

Hapni derën tuaj në botë