Bursa Studimi Në Universitetin Politeknik Marche Ankona Itali Viti Akademik 2021-2022

Bursa Studimi Në Universitetin Politeknik Marche Ankona Itali Viti Akademik 2021-2022

Sekretariati i Përhershëm i Iniciativës Adriatik Jon ofron 10 bursa dyvjeçare, të financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, të cilat do t’u jepen studentëve që vijnë nga rajoni Adriatik-Jonian dhe Ballkani Perëndimor për t’u regjistruar në një nga katër kurset e masterit, të cilat do të zhvillohen ne gjuhën angleze në Universitetin Politeknik Marche në degët:

Ekonomi dhe Tregti ndërkombëtare; –Inxhinieri biomjekësore; –Inxhinieri mjedisore dhe inovacion; -Menaxhimi i ushqimit dhe pijeve.

Në momentin e pranimit prej palës pritëse studentit i ofrohet bursë e cila arrin deri në 6.000,00 € (euro), bruto për të gjitha tarifat për llogarinë e përfituesit. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është caktuar data 8 nëntor 2021, ora 13:00. Në mënyrë që aplikimi të jetë i vlefshëm, duhet të ngarkoni në linkun e mëposhtëm dokumentet si vijojnë:

-Dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë); -Curriculum vita; -Letër motivuese; Lista e notave; -Certifikatë e gjuhës angleze; -Certifikata e ciklit të parë të studimeve; -Letër referencë (fakultative); -Çdo dokument tjetër të dobishëm për të vlerësuar përshtatshmërinë e kandidatëve (publikime, diploma, certifikata) sipas dëshirës.

Rekomandohet që dokumentet e mësipërme duhet të ngarkohen në formatin .pdf dhe të mos jenë më të mëdha se 5MB secila.

Detaje të tjera në lidhje me universiteti de mundësinë e aplikimit i gjeni në links e mëposhtëm:6

https://univpm.elixforms.it/rwe2/module_preview.jsp?MODULE_TAG=Relazioni_int_iscr

https://www.univpm.it/Entra/