Bursa Studimi Në Universitetin Politeknik Marche Ankona Itali Viti Akademik 2021-2022

Sekretariati i Përhershëm i Iniciativës Adriatik Jon ofron 10 bursa dyvjeçare, të financuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, të cilat do t’u jepen studentëve që vijnë nga rajoni Adriatik-Jonian dhe Ballkani Perëndimor për t’u regjistruar në një nga katër kurset e masterit, të cilat do të zhvillohen ne gjuhën angleze në Universitetin Politeknik Marche në degët: Ekonomi dhe tregti ndërkombëtare, Inxhinieri biomjekësore, Inxhinieri mjedisore dhe inovacion dhe Menaxhimi i ushqimit dhe pijeve.

Në momentin e pranimit prej palës pritëse studentit i ofrohet bursë e cila arrin deri në 6.000,00 € (euro), bruto për të gjitha tarifat për llogarinë e përfituesit. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është caktuar data 8 nëntor 2021, ora 13:00. Në mënyrë që aplikimi të jetë i vlefshëm, duhet të ngarkoni në linkun e mëposhtëm dokumentet si vijojnë: Kartë identiteti ose pasaportë, curriculum vita, letër motivuese, lista e notave, çertifikatë e gjuhës angleze, çertifikata e ciklit të parë të studimeve, letër referencë (fakultative), çdo dokument tjetër të dobishëm për të vlerësuar përshtatshmërinë e kandidatëve (publikime, diploma, certifikata) sipas dëshirës. Rekomandohet që dokumentet e mësipërme duhet të ngarkohen në formatin .pdf dhe të mos jenë më të mëdha se 5MB secila.

Detaje të tjera në lidhje me universitetin dhe mundësinë e aplikimit i gjeni në links e mëposhtëm:

https://univpm.elixforms.it/rwe2/module_preview.jsp?MODULE_TAG=Relazioni_int_iscr

https://www.univpm.it/Entra/

WhatsApp Image 2021 11 05 at 14.18.40
Bursa Studimi Në Universitetin Politeknik Marche Ankona Itali Viti Akademik 2021-2022 2