Bursa studimi në Universitetin Mohamed Bin Zayed të Integjencës Artificiale

Bursa studimi në Universitetin Mohamed Bin Zayed të Integjencës Artificiale në Abu Dhabi, viti akademik 2021-2022.

Nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi jemi informuar mbi ofrimin e bursave të studimit për studentët e ekselencës, për studime pas universitare master dhe doktoraturë, në Universitetin Mohamed bin Zayed të Inteligjencës Artificiale (MBZUAI).

Ky universitet është themeluar në vitin 2019 dhe ofron programe në fushën e Inteligjencës Artificiale për studentët vendas dhe ndërkombëtar. Themelimi i “MBZUAI” është pjesë e strategjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe për Inteligjencën Artificiale 2031.

http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2021/11/njoftim-web_Mohamed-Bin-Zayed_Abu-Dhani_26.10.2021.pdf

PLACEHOLDER image221
Bursa studimi në Universitetin Mohamed Bin Zayed të Integjencës Artificiale 2