BURSA STUDIMI në Hungari, Viti Akademik 2022-2023

BURSA STUDIMI në Hungari, Viti Akademik 2022-2023

BURSA STUDIMI ne Hungari Viti Akademik 2022 2023
BURSA STUDIMI në Hungari, Viti Akademik 2022-2023 2

Në zbatim të programit të bashkëpunimit me Hungarinë në fushën e arsimit dhe shkencës, si edhe Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar mes palëve, Qeveria e Hungarisë, përmes Fondacionit Publik Tempus (Tempus Public Foundation), për vitin akademik 2022-2023, shpall programin e bursave shtetërore “Stipendium Hungaricum” për shtetasit e huaj, të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet pranë universiteteve publike të Hungarisë.

Programet e studimit të ofruara nga pala hungareze përfshijnë studime universitare, pasuniversitare të plota/të pjesshme (për një periudhë 1-vjeçare, dy semestra) në fushën e kërkimit pranë institucioneve të arsimit të lartë ose të kërkimit të Hungarisë

Afati i fundit i aplikimit online në faqen web të Fondacionit Publik Tempus për këto bursa studimi është data 15 janar 2022.