Bordi i Administrimit të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” – Mbledhje

Mbledhje në kuadër të zhvillimeve të fundit në jetën dhe perspektivën institucionale të Universitetit Privat.

Kolegji “Instituti Kanadez i Teknologjisë”CIT, mbledhja e radhës e Bordit Administrativ të Institucionit, u mbajt në ambientet e CIT, ndërsa disa prej anëtarëve morën pjesë nëpërmjet platformës Zoom.

Në mbledhjen që u drejtua nga Kryetari i Bordit, Prof. Assoc. Merita Xhumari, ishin pjesë

anëtarët e Bordit: Prof. Dr. Shkelqim Cani, Prof. Assoc. Gazmend Pula, Prof. Assoc. Fabian Zhilla, dhe

Prof. Dr. Elez Osmani dhe të ftuar të tjerë, Prof. Dr. Sokol Abazi (Rektor), Dr. Bledar Komina, MSc. Ubejd

Osmani (Administrator).

Në fjalimin  hapës, Kryetari i Bordit, Prof. Assoc. Dr. Merita Xhumari, falenderoi

pjesëmarrësit dhe në vijim i dhanë fjalën Rektorit të UC “CIT“, Prof. Dr. Sokol Abazi.

Në emër të rektoratit, u prezantua një raport për ecurinë e punëve akademike nga tetori 2021-korrik 2022.

Gjithashtu, u prezantuan disa nga arritjet kryesore të këtij viti akademik, me fokus të veçantë

kushtuar sfidave të institucionit, dhe realizimit të qëllimeve e objektivave institucionale mbi ecurinë e fakultetit ekonomik dhe fakultetit inxhinierik.

Më pas ishte administratori i Kolegjit Universitar “CIT” z. Ubejd Osmani, i cili raportoi për situatën

të Institucionit, projektet e aplikuara dhe të realizuara, si dhe ato në perspektivë deri në fund të vitit.

Gjatë mbledhjes, Bordi i Administrimit diskutoi dhe vendosi miratimin për “Tarifat e Studimit për viti akademik 2022-2023”.