Takimi u mbajt më 10/05/2021 në Tiranë, Shqipëri.
Takimi u drejtua nga Kryetari i Bordit, Prof. Assoc. Dr. Ramiz Zekaj dhe me pjesëmarrjen e
katër anëtarëve të Bordit: Prof. Dr. Shkelqim Cani, Prof. Assoc. Fabian Zhilla, Prof. Dr. Elez
Osmani dhe Prof. Assoc. Gazmend Pula. Në fillim të fjalës, kryetari i Bordit të Administrimit
Prof. Assoc. Dr. Ramiz Zekaj, përmes një përshkrimi prezantoi anëtarët e rinj me të dhëna
konkrete për ecurinë e “CIT” gjatë periudhës së fundit. Pavarësisht situatës së krijuar nga
pandemia Covid-19, institucioni ka ndjekur hapat e duhur me mbështetjen e teknologjisë
inovative në procesin e mësimdhënies, duke theksuar se standardet akademike janë përmbushur
plotësisht për studentët dhe stafin akademik.
Më tej, Dr. Bledar Komini (Këshilltar dhe përfaqësues i Bordit) prezantoi raportin vjetor të
“CIT” për vitin akademik 2019-2020 për arritjet, sfidat dhe realizimin e objektivave dhe
qëllimeve institucionale.
Pjesë e takimit ishte edhe Rektori, Prof. Dr. Sokol Abazi. Rektori e informoi Bordin për ecurinë
e procesit zgjedhor të Senatit Akademik dhe Rektorit të Institucionit. Një tjetër pjesëmarrës në
takim ishte Administratori Msc. Ubejd Osmani, i cili prezantoi bursat dhe strategjinë e
regjistrimit për vitin akademik 2021-2022.
Gjatë diskutimit, Bordi Administrativ mori vendime të rëndësishme për institucionin, lidhur me
Miratimin e Politikës Institucionale për Rekrutimin e Stafit dhe Miratimin e “Tarifës së
Studentëve” për vitin akademik 2021-2022, ndërsa gjatë diskutimit u dhanë mendime dhe
opinione të ndryshme të cilat janë marrë në konsideratë dhe janë përfshirë në vendimet e
mësipërme. Përgjegjës për shënimet dhe raportin për këtë takim ishte Msc. Zamira Greva
(Asistente e Bordit).
Fokusi ynë është të ofrojmë arsimim cilësor për të siguruar shanset më të mira të jetës për
studentët tanë pasi të largohen nga Universiteti.