Asoc. Prof. Fabian Zhilla mori pjesë në konferencën vjetore të nivelit të lartë të OSBE-sëpër Mesdheun

Asoc. Prof. Fabian Zhilla, pedagog në Institutin Kanadez të Teknologjisë mori
pjesë në konferencën vjetore të nivelit të lartë të OSBE-së për Mesdheun më 12-13 tetor 2021,
organizuar nga Kryesia Polake.
Asoc. Prof. Zhilla kontriboi në seancën I, të titulluar “Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në
luftën kundër krimit të organizuar transnacional të nxitur nga pandemia”. Paneli ishte i përbërë
nga studiues dhe politikëbërës të dalluar.
Asoc. Prof. Zhilla iu referua artikullit të tij të shkurtër “Leviatani i krimit të organizuar”. Ai vuri
në dukje se “Politikat kundër Covid19 rritën autoritarizmin e shteteve. Si rezultat, rritja e
kontrollit autoritar shtetëror duket se nuk ka asnjë efekt në funksionimin e grupeve të
organizuara kriminale në demokracitë hibride. Një qeveri “e fortë” në një vakuum vlerash
demokratike lind xhepat e zonave të paligjshme të cilat janë të paraprira nga krimi i organizuar”.

unnamed 1 768x768 1 1
Asoc. Prof. Fabian Zhilla mori pjesë në konferencën vjetore të nivelit të lartë të OSBE-sëpër Mesdheun 2