Aplikimi i Shkollës Verore

Eksploroni botën e teknologjisë dhe biznesit në Summer School 2023!
Nga 26 Qershori deri më 07 Korrik, Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT) do të organizojë një program tërheqës dhe interaktiv i cili nuk duhet humbur.

Tematikat kryesore që do të zhvillohen:
• Pasqyra e Cybersecurity dhe rëndësia e saj;
• Mbrojtja nga kërcënimet kibernetike;
• Hartimi i një plani biznesi për Start-up;
• Financimi i ideve sipërmarrëse.

Përse duhet të jeni pjesë e ‘’Summer School 2023’’?
•Zhvillimi i aftësive të komunikimit dhe ndërveprimit.
•Këshillim karriere në fushat në të cilat dëshironi të vazhdoni studimet.
•Program i dedikuar posaçërisht për të zgjeruar horizontin tuaj në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
•Ndërthurja e mësimit me aktivitete argëtuese përfshirë lojra, konkurse, workshope dhe shumë të tjera.

Këto, por edhe shumë të tjera do të jenë pjesë e “Summer School 2023”, ku padyshim do të jetë eksperienca më e bukur e jetës tuaj!

Kush mund të aplikojë:

Çdo maturant që ka pasion botën e sipërmarrjes, teknologjisë dhe inovacionit, dhe i cili ka dëshirë të njohë e të studiojë në një nga këto fusha.

Merrni pjesë FALAS dhe përfitoni nga ekspertët e fushës të cilët do t’ju ndihmojnë të përshkoni rrugën tuaj drejt suksesit!

Instituti Kanadez i Teknologjisë
26 Qershor – 07 Korrik

Mosha: 15-19

PLACEHOLDER image307
Aplikimi i Shkollës Verore 2