Flag of Canada

“Aplikimi i kontabiliteteve të kompjuterizuara në një biznes tregtimi” – Leksion i Hapur

Folësi ynë i ftuar në këtë leksion të hapur ishte Dr. Gjergji Tafa, ku ai diskutoi rëndësinë e sistemeve të kompjuterizuara të kontabilitetit për bizneset në mënyra të ndryshme.

Dr. Gjergji u ndal në përcaktimin e nivelit të përdorimit, përfitimeve dhe sfidave të këtyre sistemeve dhe theksoi se qëllimi i tyre është të përcaktojnë nëse aplikimi i një sistemi kontabël të kompjuterizuar zëvendëson atë të një sistemi kontabël manual. Si dhe rritja e qarkullimit dhe përfitimit më të lartë.

E gjithë vizita ishte një përvojë dhe mundësi e mirë për studentët, të cilët shprehën këndvështrimet e tyre se si të adresohen këto çështje.

Ne i shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt Dr. Gjergjit për kohën e tij të çmuar dhe për mbajtjen e një leksioni informues për studentët tanë!

PLACEHOLDER image310
“Aplikimi i kontabiliteteve të kompjuterizuara në një biznes tregtimi” – Leksion i Hapur 2