Akreditimi i programeve të reja Master
Instituti Kanadez i Teknologjisë ka kënaqësinë të njoftojë stafin, studentët dhe publikun e gjerë që proçesi i akreditimit të dy programeve të reja në ciklin Master ka përfunduar me sukses. Me datë 13.11.2019, Bordi i Akredimit të ASCAL, shpalli vendimin për akreditimin e dy programeve Master i Shkencave të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” përkatësisht në: “Master i Shkencave në Financë dhe Bankë” (me dy profile) dhe Master Shkencor në “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni” (me tre profile). Këto programe të licensuara në vitin 2016, ishin programe të reja dhe që prisnin të akreditoheshin dhe të diplomonin brezin e parë të studentëve.
Ky është një sukses për institucionin, fakultetet përkatëse si dhe për stafin akademik,administrativ dhe studentët e CIT.
Accreditation of “Computer Engineering & IT” Master Program
Accreditation of “Finance – Bank” Master Program