Akreditimi i programeve të reja Master

Instituti Kanadez i Teknologjisë ka kënaqësinë të njoftojë stafin, studentët dhe
publikun e gjerë që proçesi i akreditimit të dy programeve të reja në ciklin Master ka përfunduar
me sukses. Me datë 13.11.2019, Bordi i Akredimit të ASCAL, shpalli vendimin për akreditimin
e dy programeve Master i Shkencave të Kolegjit Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”
përkatësisht në: “Master i Shkencave në Financë dhe Bankë” (me dy profile) dhe Master i
Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni” (me tre profile). Këto
programe të licensuara në vitin 2016, ishin programe të reja dhe që prisnin të akreditoheshin dhe
të diplomonin brezin e parë të studentëve.
Ky është një sukses për institucionin, fakultetet përkatëse si dhe për stafin akademik,
administrativ dhe studentët e CIT.

Accreditation of “Computer Engineering & IT” Master Program


Accreditation of “Finance – Bank” Master Program

Untitled design
Akreditimi i programeve të reja Master 2