Akademia e hapur verore

Akademia e hapur verore – Edukimi dhe Aftësitë për Epokën Digjitale
Instituti Kanadez i Teknologjisë, midis 8-13 Korrik, organizoi edicionin e parë të Akademisë së
hapur verore: Edukimi dhe Aftësitë për Epokën Digjitale. Kurrikula e programit mbulonte
njohjet bazë të aplikimit në teknologji, ekonomi, administrim biznesi, këshillim për karrierë,
sesione mentorimi. Patëm kënaqësinë të mirëpresim 22 studentë nga e gjithë Shqipëria, të
moshës 16 – 25 vjeç, të cilët morën leksione nga 20 profesorë të ndryshëm, studiues, përfaqësues
qeveritarë dhe pronarë biznesesh.
Ne ishim të nderuar që kishim si folës të ftuar në këtë program:
• Dr. Gianpaolo Del Rose – Kryetar në GRCERT, Milano – Itali.
• Dr. Piero Scutari – Këshillëtar Parlamentar për Politikat Publike në Senatin Italian,
Romë-Itali.
• Z. Artur Hasanbelliu – Drejtor i Auditimit të Brendshëm – Drejtoria e Auditimit të
Brendshëm pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).
• Znj. Ornela Gace – Drejtore e Evenimenteve në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
(DHTI).
• Z. Enver Mehmeti – Themelues i Vas Group dhe President i Shoqatës Shqiptare të
Turizmit
• MSc. Dritan Thomallari – Arkivi Digjital pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë
– Shqipëri.

Gjatë programit pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë ambientet e dy kompanive më të
mëdha në Shqipëri si: DigitAlb, Albtelecom. Pas 5 ditëve intensive të programit, u organizua
ceremonia e mbylljes së programit të Akademisë së hapur verore.
I pranishëm në ceremoni ishte Dr. Piero Scutari. Dr. Scutari foli për rëndësinë e Bashkimit
Europian dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Si dhuratë nga Dr. Scutari për të gjithë studentët që
morën pjesë në program ishte titulli i librit: “Si të godasim në shenjë” i autorit Prem Rawat. Me
praninë e Dr. Piero Scutari u dorëzuan çertifikatat e arritjes për të gjithë studentët që morën pjesë
në program.