Kalendari i Aplikimit Universitar
Zgjedhja e degës së studimeve dhe profesionit është një nga vendimet më të rëndësishme për të gjithë maturantët. Bazuar në të dhënat e publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) aplikimet për të vazhduar studimet universitare janë të ndara në tre raunde. Studentët edhe këtë vit kanë të drejtën e përzgjedhjes së dhjetë degëve. Ky aplikim bëhet në portalin u-albania (ualbania.arsimi.gov.al) dhe datat e përzgjedhjes së degëve të studimit për secilin raund janë si më poshtë:
Raudi I: 31 Korrik – 5 Gusht
Raudi II: 19 Shtator – 21 Shtator
Raudi III: 12 Tetor – 14 Tetor.
CIT ju uron suksese të gjithë maturantëve në këtë fazë të rëndësishme të studimeve dhe profesionit të tyre.