Fakulteti i Ekonomise

Misioni i Fakultetit Ekonomik si pjesë e universitetit privat CIT, është të përgatisë studentë të kualifikuar në:

  1. fushën e ekonomisë
  2. biznesit
  3. administrimit të biznesit
  4. administrimit të biznesit dhe IT
  5. financave
  6. kontabilitetit
  7. bankave
  8. auditimit
  9. marketingut

Një çështje tjetër kryesore është mbështetja e kërkimit shkencor për implementimin e ideve dhe projekteve të reja. Kjo me qëllim ndikimin në përmirësimin e jetës së njeriut, por jo vetëm, edhe në përmirësimin e të gjithë shoqërisë. Fakulteti i Ekonomisë ndjek vizionin e institucionit për të qenë të përkushtuar për të zhvilluar te studentët:

  • të menduarit kritik
  • arsyetimin objektiv
  • aftësitë analitike
  • zgjidhjen e problemeve
  • aftësitë e lidershipit
  • kreativitetin

Për më tepër informacion, fakulteti ekonomik kriteret i ka tepër lehtësuese. Mjafton vetëm një diplomë e shkollës së mesme. Me programin Bachelor dhe Master Fakulteti Ekonomik përgatit studentët me aftësitë e duhura për tregun e punës. Gjithashtu stafi sigurohet të motivojë studentët për të avancuar dhe më shumë në jetën e tyre post-studentore. Kjo mund të përfshijë edhe krijimin e një biznesi privat. Fakulteti ekonomik lëndet i ka të përshtatura me kurrikulën kandadeze dhe mësimi zhvillohet 100% anglisht. Kështu mundësohet pa problem transferimi i studimeve jashtë shtetit.

Në CIT ne synojmë krijimin e liderave.

PROGRAMI BACHELOR - FAKULTETI I EKONOMISE

PROGRAMI MASTER SHKENCOR - FAKULTETI I EKONOMISE

fakulteti i ekonomise

Edukim i vazhdueshëm

Gjithçka për të ndihmuar personat që:

  • po përgatiten për një ndryshim karriere 
  • duan të hyjnë në shkollë profesionale.
  • ndjekin trajnime të avancuara në fushat e tyre.

CIT me kënaqesi kujdeset për perfeksionin e mësimdhënies në fakultetin e ekonomisë.

Mësimi jashtë vendit

CIT dallon nga universitetet në Shqipëri si një institucion global dhe ofron mundësi të mëdha për ndjekjen e kërkimeve shkencore dhe sociale.

Behu pjese e CIT
Behu pjese e CIT

Zhvillimi i Karrierës

Ne ju inkurajojmë të zbuloni interesat tuaja dhe të ndiqni pasionet tuaja gjatë studimeve në universitetin privat në Tiranë, CIT.