Laboratorët Kompjuterik
Në CIT ne gjithmonë përpiqemi të mbajmë ritmin me zhvillimet më të fundit të shkencës dhe teknologjisë. Kjo arrihet jo vetëm duke investuar për të marrë pajisjet më të fundit dhe më të mira harduerike, por edhe duke u përpjekur të instalojmë dhe mirëmbajmë sistemet dhe aplikacionet më të fundit.
Ne ambjentet e CIT perfshihen edhe 4 Laboratorë Kompjuterike në katin e 1-rë që përdoren për mësimdhënie dhe mund të përdoren nga studentët për detyrat e shtëpisë. Secili prej tyre ka kompjuterë me të paktën 4 GB – 8 GB RAM dhe 500 GB memorje, që përdorin versionin më të fundit të Edubuntu (Linux) dhe Windows 10, të cilët janë të licensuar.
Çdo personel dhe student pajiset me një llogari emaili në domenin e universitetit (cit.edu.al), që mund të përdoret për të lehtësuar komunikimin dhe koordinimin.
Kontakt: it@cit.edu.al
Klasat
Klasat janë zemra e një universiteti. Është vendi ku shkëmbehen idetë dhe studentët punojnë drejt qëllimeve të tyre. Instituti Kanadez i Teknologjisë ka 6 klasa, 5 klasa në katin e dytë dhe një klasë mjaft më të madhe në katin e parë për të akomoduar studentët dhe profesorët tanë gjatë orëve të leksioneve dhe seminareve. Të gjitha klasat tona janë të pajisura me dërrasë të bardhë dhe projektor.
Auditori
Auditoriumi është një nga objektet më të rëndësishme në Institutin Kanadez të Teknologjisë. Është vendi ku studentët tanë mësojnë, konkurrojnë, festojnë dhe më shumë. Auditori ka të gjitha teknologjitë dhe mjetet më të fundit të nevojshme për prezantime dhe ngjarje. Auditoriumi përdoret për mësimdhënie leksionesh, dhënie trajnimesh, mbajtjen e ngjarjeve, mbajtjen e garave të tilla si hackathons dhe më shumë.