Master ne Kontabilitet dhe Auditim - Master shkencor
Studimet e ciklit te dyte Master ne Kontabilitet dhe Auditim ne CIT - Institutin Kanadez te Teknologjise
Programi i Masterit ne Kontabilitet dhe Auditim synon t’u sigurojë studentëve një diplomë të specializuar në fushat e mëposhtme:
- Financë
- Bankë
- Kontabilitet
- Auditim
- Administrim fiskal
Programi master është konceptuar si një zgjerim dhe bazohet në programin BA në Financë dhe Kontabilitet. I bazuar fort në filozofinë e Institutit Kanadez të Teknologjisë, ky program i veçantë studimi synon të specializojë studentët master përmes një metodologjie teorike dhe praktike, e cila fokusohet në zhvillimin dhe zbatimin e projektit.
Përveç kombinimit të disiplinave teorike dhe praktike si dhe financës dhe kontabilitetit, një vlerë shtesë për këtë program studimi është pajisja e studentëve me diploma të specializuara/të përqendruara në:
- Financë
- Bankë
- Kontabilitet dhe auditim
Kjo bën të mundur që fusha të kontabilitetit, auditimit dhe të tjera të lidhura me të, të kenë:
- Sukses të sigurt
- Karrierë në financë
- Karrierë në bankë
- Karrierë në fushën përkatëse të kontabilitetit dhe auditimit.
Gjatë studimeve pritet që studentët të kenë njohuri:
- Të kontabilitetit të avancuar
- Të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit
- Të analizës së pasqyrave financiare
- Të organizimit të sistemeve të informacionit kontabël
- Të analizës të informacionit kontabël dhe financiar
- Të auditimit
- Të kontabilitetit ligjor
- Të standarteve ndërkombëtare të auditimit
- Të standarteve ndërkombëtare të dhënies së sigurisë.
Pas studimeve studentët duhet të jenë të njohur me praktikat dhe sistemet aktuale të kontabilitetit dhe auditimit në ditët e sotme. Ata duhet të kenë aftësitë e nevojshme për të qënë pjesë aktive dhe kyç në tregun e punës
Mundesite e punesimit per degen Master ne Kontabilitet dhe Auditim
Mundësi Punësimi
- Specialist financiar
- Specialist financiar i buxhetit
- Bankier
- Specialist i kontabilitetit
- Menaxher i portofolit
- Analist financiar
- Zyrtari i auditimit
- Specialist i planeve financiar
- Këshilltar tatimor
- Këshilltar projekti
- Specialist krediti
Kohëzgjatja
KATËR SIMESTERA
Struktura e programit
Tarifa shkollore
3000 EURO
Aftësitë e synuara
Kërkesa e pranimit
Diplomë të shkollës së mesme
Afati i Aplikimit
Gusht