Fakulteti i Inxhinierise
Misioni i Fakultetit të Inxhinierisë të Institutit Kanadez të Teknologjisë është të përgatisë studentët për llojet e inxhinierisë më të kërkuara dhe fitimprurëse të momentit. Stafi i tij është i kualifikuar në fushën e:
- Inxhinierisë Kompjuterike
- Teknologjisë së Informacionit
- Inxhinierisë Software-ike
- Telekomit
- Sigurisë Kibernetike
- Big Data
- Dizajnit Multimedial
Qëllimi kryesor në këto degë inxhinierike është përcjellja e njohurive sa më qartë dhe thjeshtë për studentët. Për të mbështetur kërkimet që synojnë të lindin ide dhe projekte konkrete sigurohet një filozofi arsimore që ka vlera universale. Fakulteti i Inxhinierisë ndjek vizionin e institucionit për të qenë i përkushtuar duke zhvilluar tek studentët:
- të menduarit kritik
- arsyetimin objektiv
- aftësitë analitike
- zgjidhjen e problemeve
- aftësitë drejtuese
- kreativitetin
Dega e Inxhinierisë kërkon cilësi dhe kualitet në shpjegim, gjë që CIT e mundëson mjaft mirë. Ne jemi të orientuar tek Informatika dhe Telekomunikacioni , jo pa qëllim. Jane profesione me prespektivë jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen. Nëse je në kërkim për fakultet inxhinierie me standarte kanadeze, CIT është vendi perfekt për ty
PROGRAMI BACHELOR - FAKULTETI I INXHINIERISE
PROGRAMI MASTER SHKENCOR - FAKULTETI I INXHINIERISE
Edukim i vazhdueshëm
Gjithçka për të ndihmuar personat që:
- po përgatiten për një ndryshim karriere
- duan të hyjnë në shkollë profesionale.
- ndjekin trajnime të avancuara në fushat e tyre.
CIT me kënaqesi kujdeset për perfeksionin e mësimdhënies në fakultetin e inxhinierise.
Mësimi jashtë vendit
CIT dallon nga universitetet në Shqipëri si një institucion global dhe ofron mundësi të mëdha për ndjekjen e kërkimeve shkencore dhe sociale.
Zhvillimi i Karrierës
Ne ju inkurajojmë të zbuloni interesat tuaja dhe të ndiqni pasionet tuaja gjatë studimit ne universitetin privat ne tirane, CIT.