Master ne Dizajn Multimedia - Inxhinieri Kompjuterike dhe IT - Master Shkencor
Studimet e ciklit te dyte Master ne Dizajn Multimedia - Inxhinieri Kompjuterike dhe IT
Programi i studimit Master ne Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni – Profili Master ne Dizajn Multimedia. Programi u siguron të diplomuarve:
- Njohuri të thelluara teorike
- Trajnime për kërkimin shkencor në këtë fushë të veçantë.
Ky program studimi është krijuar për të përgatitur studentët në përputhje me:
- Kërkesat teknike të industrisë së dizajnit dhe multimedias,
- Kërkesat teknike të institucioneve per dixhitalizim,
- Kërkesat teknike të studimeve master pasuniversitare
Në përfundim të studimeve master shkencor në profilin Multimedia – të diplomuarit:
- Kanë fituar njohuritë bazë me anë të së cilave operohet në fushën e multimedias dhe dizajnit grafik
- Mund të zbatojnë dhe përshtasin njohuritë teorike dhe praktike të marra rreth fushës së multimedias dhe dizajnit grafik,
- Mund të – regjistrojnë, vizatojnë, rikthejnë, përpunojnë, krahasojnë, analizojnë, klasifikojnë, diferencojnë, përshkruajnë, emërtojnë, shtojnë – produkte të ndryshme multimediale dhe audio-vizuale.
- Ata do të jenë të aftë të ndërtojnë dhe vizualizojnë idetë e tyre me aplikacionet dhe sistemet multimediale.
Baza e programit është e fokusuar në ndërtimin e të menduarit kritik në mënyrë që profesionistët të marrin vendimet e duhura.
Mundesite e punesimit per degen Master ne Dizajn Multimedia
Mundësi Punësimi:
- Profesionistë të multimedias
- Dizajner multimedial
- Animatorë dhe prodhues audio video
- Profesionist i teknologjisë së informacionit
- Profesional IT për departamentet qeveritare dhe organizatat kulturore
- Krijues i imazhit të organizatave jofitimprurëse dhe sektorit privat
- Sistemet kompjuterike dhe dizajnimi profesional i industrisë
- Profesionist i industrisë së reklamave
- Profesionist i marketingut në internet dhe publikimit në internet
- Specialist i studios televizive dhe krijuese
Kohëzgjatja
KATËR SIMESTERA
Struktura e programit
Tarifa shkollore
2500 EURO
Aftësitë e synuara
Kërkesa e pranimit
Diplomë të shkollës së mesme
Afati i Aplikimit
Gusht