Vizitë në Albanian Stock Exchange

Në vijim të aktiviteteve tona të vazhdueshme në bashkëpunim me Bursën Shqiptare (ALSE), në ambientet e ALSE janë zhvilluar orët e seminarit të kursit “Tregjet Financiare” për studentët e vitit të dytë.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët e CIT patën mundësinë të rrisin njohuritë e tyre bazuar në praktikë, se si ndodh “tregtia reale” e letrave me vlerë në tregjet financiare shqiptare, veçanërisht në bursë.

Seminari ishte mjaft informues, ndërveprues me pyetjet e ngritura nga studentët, një hapës i vërtetë për mundësinë që kanë studentët e Financës dhe Kontabilitetit për zhvillimin e tyre profesional.

Ju faleminderit që na keni pasur Prof. Artan Gjergji, në veçanti MSc. Erinda për mbështetjen e saj dhe të gjithë anëtarët e Bursa Shqiptare e Titujve ALSE për mikpritjen e tyre.