Master ne Kontabilitet dhe Auditim - Master shkencor

Studimet e ciklit te dyte Master ne Kontabilitet dhe Auditim ne CIT - Institutin Kanadez te Teknologjise

Programi i Masterit ne Kontabilitet dhe Auditim synon t’u sigurojë studentëve një diplomë të specializuar në fushat e mëposhtme:

  • Financë
  • Bankë
  • Kontabilitet
  • Auditim
  • Administrim fiskal

Programi master është konceptuar si një zgjerim dhe bazohet në programin BA në Financë dhe Kontabilitet. I bazuar fort në filozofinë e Institutit Kanadez të Teknologjisë, ky program i veçantë studimi synon të specializojë studentët master përmes një metodologjie teorike dhe praktike, e cila fokusohet në zhvillimin dhe zbatimin e projektit.

master ne kontabilitet dhe auditim
Master ne Kontabilitet dhe Auditim - Master shkencor

Përveç kombinimit të disiplinave teorike dhe praktike si dhe financës dhe kontabilitetit, një vlerë shtesë për këtë program studimi është pajisja e studentëve me diploma të specializuara/të përqendruara në:

  • Financë
  • Bankë
  • Kontabilitet dhe auditim 

Kjo bën të mundur që fusha të kontabilitetit, auditimit dhe të tjera të lidhura me të, të kenë:

  • Sukses të sigurt
  • Karrierë në financë
  • Karrierë në bankë
  • Karrierë në fushën përkatëse të kontabilitetit dhe auditimit. 

Gjatë studimeve pritet që studentët të kenë njohuri:

  1. Të kontabilitetit të avancuar
  2. Të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit
  3. Të analizës së pasqyrave financiare
  4. Të organizimit të sistemeve të informacionit kontabël
  5. Të analizës të informacionit kontabël dhe financiar
  6. Të auditimit
  7. Të kontabilitetit ligjor
  8. Të standarteve ndërkombëtare të auditimit
  9. Të standarteve ndërkombëtare të dhënies së sigurisë.

Pas studimeve studentët duhet të jenë të njohur me praktikat dhe sistemet aktuale të kontabilitetit dhe auditimit në ditët e sotme. Ata duhet të kenë aftësitë e nevojshme për të qënë pjesë aktive dhe kyç në tregun e punës

master kontabilitet auditim

Mundesite e punesimit per degen Master ne Kontabilitet dhe Auditim

Mundësi Punësimi

  • Specialist financiar
  • Specialist financiar i buxhetit
  • Bankier
  • Specialist i kontabilitetit
  • Menaxher i portofolit
  • Analist financiar
  • Zyrtari i auditimit
  • Specialist i planeve financiar
  • Këshilltar tatimor
  • Këshilltar projekti
  • Specialist krediti

Kohëzgjatja

KATËR SIMESTERA

Struktura e programit

PDF

Tarifa shkollore

3000 EURO

Aftësitë e synuara

PDF

Kërkesa e pranimit

Diplomë të shkollës së mesme

Afati i Aplikimit

Gusht