AMBASADORI I SHTETIT TË KATARIT U MIRËPRIT NË CIT- TIRANË NGA Zv.REKTORI DHE STAFI AKADEMIK

Zëvendësrektori dhe stafi akademik i Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT) pritën në Tiranë Shkëlqesinë e tij Ambasadorin e Shtetit të Katarit.

Ambasadori i Katarit, Shkëlqesia e Tij, z. Ali bin Hamad Al Marriz u prit nga prorektori Assoc. Prof. Dr. Vaso Qano, Përfaqësues i Bordit Drejtues Dr. Bledar Komina, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Ass. Prof. Dr. Artur Jaupaj, Përgjegjës i Zyrës së Projekteve Assoc. Prof. Dr. Reis Mulita dhe Administrator Ubejd Osmani.

Diskutimi u fokusua në fushat ku CIT dhe Ambasada e Shtetit të Katarit mund të bashkëpunojnë në të ardhmen në drejtim të arsimimit më të mirë; projekte me ndikim për të mirën më të madhe dhe mundësi akademike për stafin dhe studentët e CIT për t’u zhvilluar më tej.

AMBASADORI I SHTETIT TE KATARIT U MIREPRIT NE CIT TIRANE NGA Zv.REKTORI DHE STAFI AKADEMIK
AMBASADORI I SHTETIT TË KATARIT U MIRËPRIT NË CIT- TIRANË NGA Zv.REKTORI DHE STAFI AKADEMIK 2