Folësi i ftuar – z. Arber Hajdari | SHKOLLA VERORE 2022 PIKAT KRYESORE

Kemi kënaqësinë të presim në ambientet tona, z. Arbër Hajdari, themeluesin e fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, i cili u prit nga Administratori Msc. Ubejd Osmani, si pjesë e programit tonë të Shkollës Verore.

Gjatë fjalës së tij, z. Hajdari u ndal në vështirësitë e hapave të parë, motivimin dhe këmbënguljen e “Fundjavë Ndryshe”, sesi e gjitha filloi të shndërrohej më pas në fondacionin më të madh në Shqipëri të fokusuar në ndihmën humanitare.

Ai ndau me studentët iniciativat e tij aktuale dhe të ardhshme për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe për strategjitë e vetëpronësisë.

E gjithë vizita ishte një eksperiencë dhe mundësi e mirë për studentët, ku ata morën një mësim të vlefshëm se si mund të arrijnë çdo gjë nëse vendosin mendjen dhe zemrën për të. Ndihemi të priviligjuar që jemi ndër universitetet private në Tiranë që kemi mundësinë t’iu ofrojmë studentëve tanë përvoja të tilla motivuese.

Dëshirojmë t’i shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë z. Arbër Hajdari që kurseu kohën e tij të çmuar dhe mbajti një fjalim kuptimplotë para studentëve tanë.

  • Folësi i ftuar SHKOLLA VERORE 2022 PIKAT KRYESORE
  • z. Arbër Hajdari
  • Fundjavë Ndryshe
  • Administratori Msc. Ubejd Osmani