Instituti Kanadez i Teknologjisë ishte i ftuar sot në gjimnaz “Ismail Qemali” për të zhvilluar trajnimin me temën “Platformat e mësimdhënies online”!
CIT është krenar për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve tona dhe presim të organizojmë më shumë trajnime dhe evente, së bashku! Ishte një nder për ne që të kontribuonim edhe në pasurimin e bibliotekës tuaj me Librat e Letërsisë Shqipe dhe revistën tonë shkencore, CIT Review Journal.
Faleminderit që zgjodhët CIT për këtë trajnim! Është një privilegj për ne të ndihmojmë të gjitha shkollat e mesme në Shqipëri që kanë nevojë për trajnime të cilat lehtësojnë integrimin në teknologjinë në sistemin arsimor.