Jemi të nderuar që kemi si folëse të ftuar zonjën Sindi Shkodrani. Ajo ka një diplomë Master në Inteligjencën Artificiale nga Universiteti i Amsterdamit, Holandë.
Aktualisht ajo është duke punuar në kërkimin dhe zhvillimin për drejtimin autonom në Amsterdam.
Znj. Shkodrani do të mbajë një fjalim online me temën “Inteligjenca Artificiale dhe Zhvillimi Autonom i Drejtimit” për projektin Women in Tech i cili ofrohet në format online.
Vendi: Online
Data: 12/04/2020
Ora: 17:00
Të gjithë studentët e CIT që janë të interesuar të jenë pjesë e takimit online janë të mirëpritur të dërgojnë një e-mail në [email protected] në mënyrë që Silva Bashlari – Koordinatore e projektit t’ju dërgojë linkun e takimit.
Stay Tuned!