Një tryezë e rrumbullakët u organizua më 1 dhjetor 2021 në bashkëpunim me Credins Bank me titull: “Etika midis akademisë dhe biznesit: A mund të punojnë së bashku palët e interesuara për të rigjallëruar etikën e biznesit?”
Ky aktivitet u organizua në kuadrin e përgjithshëm të “Javës së Integritetit të koordinuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në Shqipëri”.
Disa nga çështjet e diskutuara ishin themelet e shtyllave të etikës, çfarë të presim kur punësojmë njerëz në aspektin e etikës, si të lidhim akademinë dhe sektorin privat dhe çfarë mund të bëjmë për të krijuar dhe përmirësuar një vend pune më etik.