Sot në ambientet e CIT u organizua Ceremonia e Hapjes së HackTech 2021, një bashkëpunim mes Institutit Kanadez të Teknologjisë dhe Universitetit York, Toronto, Kanada.
Veprimtaria filloi me fjalën përshëndetëse të zëvendësrektorit të CIT – Assoc. Prof Vasil Qano. Profesor Qano nënvizoi rëndësinë që CIT të organizojë evente të tilla dhe falenderoi të gjithë folësit e ftuar që na nderuan me praninë e tyre.
Ing. Shefqet Meda, pedagog në CIT dhe ideator i aktivitetit, gjatë fjalës së tij përmendi arsyet e organizimit të këtij eventi dhe domosdoshmërinë për t’u fokusuar në çështjen e rëndësishme të Sigurisë Kibernetike për Fëmijët!
Ishte kënaqësi të kishim në këtë event hackathon folësit tanë të ftuar special:
- Znj. Alma Tandili – Kryetare e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës. Znj. Tandili foli për ndryshimet e fundit ligjore, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit të prindërve dhe fëmijëve për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në internet.
- Dr. Roberto De Bernardi – përfaqësues i UNICEF-it në Shqipëri. Dr. De Bernardi foli për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve në internet.
- Dr. Vilma Tomco – Drejtore e Përgjithshme në NAECCS, gjatë fjalës së saj falënderoi Institutin Kanadez të Teknologjisë për organizimin e këtij eventi dhe nënvizoi rëndësinë e temës së zgjedhur.
- Mirgit Vataj – përfaqësues i Alo 116. Z. Vataj mbajti një prezantim me temën: Fëmijët, Interneti dhe Media. Në kuadër të bashkëpunimit të CIT me Deutsch Albanische Schule, fëmijët e kësaj shkolle këtu ishin të ftuar në aktivitet dhe z. Vataj mbajti një prezantim për të informuar fëmijët e shkollave fillore për shërbimet e Alo 116 dhe rëndësinë e sigurisë së internetit në mediat sociale.
- Dr. Arbër Malaj nga Universiteti Polis foli për Cyber Ops.
- Znj. Liridona Cani Raza – Përfaqësuese e Lufthansa Industry Solutions. Tema e saj ishte për Mjetet dhe Aplikacionet për Sigurinë Kibernetike.
- Z. Rexhion Qafa foli për misionin dhe kontributin e AKCESK-ut në përmirësimin e kuadrit rregullator për mbrojtjen e fëmijëve online.
- Z. Eldi Sherifi nga Komisioneri i Agjencisë për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, informoi të pranishmit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë në internet.
Universiteti York në Toronto u përfaqësua nga Prof. Enas Tarawneh dhe znj. Esra Kastrati.
- Prezantimi i Prof. Tarawneh ishte rreth AI në Sigurinë Kibernetike.
- Ndërsa znj. Kastrati foli për OWASP Top 10 Rreziqet dhe Dobësitë e Sigurisë.
- Fjalimi i Dr. Miranda Harizajt ishte për Sigurinë në Internet, Aplikacionet.
- Z. David Gvineria – Specialist për Mbrojtjen e Fëmijëve në UNICEF. Tema e tij ishte “Ted Talks Sessions” Gjetjet e vlerësimit të thelluar të Çështjeve të Munguara.
Aktiviteti u moderua nga petagoget e CIT znj. Anxhela Baraj dhe znj. Klea Çapari. Sesioni i parë i eventit ishte i aksesueshëm edhe online nëpërmjet platformës ZOOM.
Sesioni i dytë i eventit vazhdoi me garën ndërmjet ekipeve konkurruese për zgjidhjen e kuizit, ushtrimeve dhe sfidave të programimit. Ing. Shefqet Meda, pedagog në CIT dhe ideator i aktivitetit, gjatë fjalës së tij përmendi arsyet e organizimit të këtij eventi dhe domosdoshmërinë për t’u fokusuar në çështjen e rëndësishme të Sigurisë Kibernetike për Fëmijët.