EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

RRETH INSTITUTIT KANADEZ TË TEKNOLOGJISË - CIT

Kush jemi ne

193589818 4592047737478531 3009333202176440530 n 1

Kolegji Universitar Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT), është në pronësi të C.I.T. sh.pk, e cila ka si aktivitet parësor arsimin në Shqipëri.

 

CIT ofron programet e tij të mësimdhënies në anglisht dhe kurrikulat e tij plotësojnë kërkesat dhe standardet e arsimit të lartë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Për më tepër, mësimdhënia në CIT ofrohet në ambiente të përshtatshme dhe nga staf akademik i kualifikuar vendas me përvojë mësimore jashtë vendit si dhe staf akademik ndërkombëtar, të cilët kanë përvojë në zhvillimin dhe zbatimin e Biznesit dhe Teknologjisë.

 

Ambjentet e CIT ndodhen në zemër të Shqipërisë, në Tiranë. Qendra ka ambiente të mjaftueshme dhe të përshtatshme për studentët dhe stafin akademik dhe administrativ. Ambientet e CIT ofrojnë kapacitetet e kërkuara për studentët dhe ato përbëhen nga auditori, salla/klasë të ndryshme leksionesh, 6 laboratorë (4 laboratorë kompjuteri, 1 laborator fizike dhe 1 kimie), dhoma studimi, zyra për stafin akademik dhe administrativ, parking dhe kafeteri. Klasat janë të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme, bashkëkohore dhe profesionale si kompjuter, projektor, etj.

 

Kushtet e studimit plotësohen nga biblioteka, e cila ofron akses në një koleksion të madh librash të përzgjedhur për çdo program studimi në CIT. Burimet e bibliotekave, rrjeti online i bibliotekave si McGraw-Hill si dhe regjistrimet në revista të ndryshme periodike shkencore vihen në dispozicion të studentëve të CIT çdo ditë të javës. Biblioteka e CIT ofron gjithashtu një gamë të gjerë titujsh, të përzgjedhur në përputhje me programet e studimit të ofruara nga institucioni. Biblioteka CIT ka gjithashtu një kapacitet për 30 studentë, 6 kompjuterë dhe mbi 5000 tituj anglisht.

Historia e CIT

Institucioni akademik privat “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT) u krijua në vitin 2011. Historia e CIT vazhdon deri tani ne vitin 2022 ku ndryshime thelbesore po ndodhin ne metodologjine e mesimdhenies dhe integrimit me biznesin. Filozofia e tij synon t’u ofrojë studentëve potencial aftësitë e nevojshme dhe konkurruese të kërkuara nga rajoni shqiptar dhe ballkanik si dhe tregjet evropiane dhe amerikano-veriore të punës. Ofrimi i kurrikulave në gjuhën angleze bën të mundur që CIT të përdorë metodologjitë më të fundit të mësimdhënies me materiale akademike të përditësuara dhe të hapë horizonte më të mëdha për të diplomuarit në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Por historia e CIT nuk mbaron me kaq.

Fakultetet e CIT

Bachelor Administrim Biznesi CIT

Fakulteti i Ekonomisë

Fakulteti i Ekonomisë përfshin këto departamente:
  • Departamenti i Administrimit të Biznesit
  • Departamenti i Administrimit të Biznesit dhe Teknologjisë së Informacionit
  • Njësia Kërkimore Shkencore “CIRD Economy”
Engineering Faculty CIT

Fakulteti i Inxhinierisë

Fakulteti i Inxhinierisë përfshin këto departamente:
  • Departamenti i Inxhinierisë Softuerike
  • Departamenti i Inxhinierisë Industriale
  • Njësia Kërkimore Shkencore “CIRD Engineering”

Lista e aktiviteteve ndërkombëtare të CIT

Misioni dhe Vizioni i CIT - Qëllimi i institucionit

Vizioni

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë”  është i përkushtuar për të përgatitur studentët me aftësi të bazuara në arsim cilësor, vlera dhe etikë, të menduarit kritik dhe analitik të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, kreativitetit, inovacionit dhe udhëheqjes, të cilat ata do t’i përdorin për të formuar jetën e tyre, karrierën dhe shoqërinë në përgjithësi.

Misioni

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” nëpërmjet promovimit të kurrikulave të përgatitura mirë, aktiviteteve mësimore dhe kërkimore si dhe hapjes së programeve të reja ka si mision zhvillimin e aftësive individuale të studentëve, nxitjen e konkurrencës dhe përmirësimin e arsimit duke vlerësuar dhe respektuar diversitetin dhe vlerat kulturore të Shqipërisë.

"Instituti Kanadez i Teknologjisë" shpreh përkushtimin e tij ndaj këtij misioni në përputhje me synimet e përcaktuara më poshtë:

  • Ofrimi i arsimit të lartë dhe veprimtaria krijuese në fushën e Inxhinierisë dhe Ekonomisë.
  • Zhvillimi dhe avancimi i njohurive nëpërmjet veprimtarive mësimore dhe akademike të kryera brenda dhe jashtë vendit.
  • Trajnimi i studiuesve të rinj në fushat e vlerësimit teorik të Inxhinierisë dhe Ekonomisë.
  • Zgjerimi i kualifikimeve profesionale dhe shkencore të të diplomuarve në fushën e Inxhinierisë dhe Ekonomisë.
  • Kryerja e aktiviteteve kërkimore shkencore për zhvillimin e mëtejshëm të aplikacioneve dhe inovacioneve në fushën e Inxhinierisë dhe Ekonomisë.
  • Ofrimi i mundësive më të mira të arsimit të lartë dhe aftësive të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Kontributi në mbështetjen e prioriteteve strategjike dhe interesave zhvillimore të vendit.