EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

PSE CIT - ARSYET PËR TË NDJEKUR STUDIMET NË INSTITUTIN KANADEZ TË TEKNOLOGJISË

Informacione te pergjithshme rreth Institutit Kanadez te Teknologjise

Pse CIT?

Pas dymbëdhjetë vitesh studimi, vendimi që po merrni sot për t’u regjistruar në kolegjin universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” do të jetë një vendim që do t’ju ndryshojë jetën. Këtu në CIT do të gjeni standardet më të larta akademike dhe një mjedis të përsosur mësimi. Ju do të studioni në zemër të një qyteti dinamik, si Tirana. Bashkohuni me ne, ju do ta doni CIT.
Bachelor Administrim Biznesi CIT

Studimi në anglisht

CIT jep mësim vetëm në anglisht, gjë që ofron përfitime shtesë pa kosto shtesë duke përmirësuar aftësitë tuaja në gjuhën angleze, duke rritur mundësitë e punësimit dhe duke ju dhënë akses në një karrierë ndërkombëtare.

Engineering Faculty CIT

Kurrikula kanadeze

CIT ofron programe të bazuara në kurrikulat kanadeze dhe procesi i mësimdhënies bazohet në praktikat më të mira arsimore ndërkombëtare, të cilat i fuqizojnë të diplomuarit me aftësi krijuese, të guximshme, sipërmarrëse, krijuese dhe dashuri për dijen. 

Bachelor Administrim Biznesi CIT

Në zemër të Tiranës

CIT ndodhet në një nga zonat më të rëndësishme të Tiranës, afër me sheshin kryesor të qytetit dhe vende të tjera kulturore, rekreative dhe historike, si dhe institucionet qeverisëse. Një vend i tillë do të jetë i dobishëm ndërsa jeni duke u përgatitur për një karrierë emocionuese.

Bachelor Administrim Biznesi CIT

Mënyrë fleksibël e të mësuarit

CIT ofron një rrugë fleksibël të të mësuarit për studimet master duke marrë parasysh nevojat në ndryshim të arsimit dhe zhvillimet më të fundit të tregut gjithashtu. Si të tillë, studentët master do të jenë në gjendje të punojnë dhe të studiojnë në të njëjtën kohë.

Engineering Faculty CIT

Staf Akademik Nërkombëtar

CIT punëson pedagogë të kualifikuar, duke kombinuar shtetas të huaj dhe shqiptarë me një formim arsimor ndërkombëtar dhe përvojë profesionale. Për t’i shërbyer këtij qëllimi, CIT merr një qasje personale ndaj arsimit. Prandaj, profesorët dhe studentët veprojnë si një ekip në kërkim të njohurive të vazhdueshme dhe të avancuara. CIT gjithashtu ofron avantazhet e një atmosfere të vogël universitare të kombinuar me një qasje të thelluar të mësimdhënies të orientuar drejt kërkimit.
Engineering Faculty CIT

Programet studimore

CIT ofron diploma Bachelor dhe Master. Programet mësohen në bazë të Sistemit të Bolonjës (3+2).