PLATFORMA E-LEARNING

Në përgjigje të mbylljes së shkollave të shkaktuara nga COVID-19, Rektorati i Institutit Kanadez të Teknologjisë mori vendimin për të përdorur platforma e-learning, platformën e të mësuarit elektronik për të kufizuar ndërprerjen e arsimit.

PLATFORMA E-LEARNING u krijua në mbështetje të nismës Go-Digital dhe u testua gjatë “Open Summer Academy 2019”. Ajo po mbështet gjithashtu projektin “Women in Tech” dhe lëvizshmërinë në kuadër të projekteve Erasmus.

Falë kurrikulave CIT dhe teksteve shkollore McGraw-Hill të cilat janë të disponueshme online për studentët tanë, procesi i mësimit elektronik u ofrohet studentëve Bachelor dhe Master.

Profesorët dhe studentët e CIT po përdorin platformën E-Learning për të lehtësuar procesin e mësimdhënies gjatë këtyre javëve. Pjesëmarrja e studentëve dhe interesimi i tyre për këtë proces është maksimal.

Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt, vazhdoni të mësoni

PLATFORMA E LEARNING
PLATFORMA E-LEARNING 2