Misioni dhe Vizioni i CIT

Misioni dhe Vizioni i CIT - Qëllimi Thelbësor I Institucionit

misioni dhe vizioni i cit

Vizioni

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” është i përkushtuar për të përgatitur studentët me aftësi të bazuara në arsim cilësor, vlera dhe etikë, të menduarit kritik dhe analitik të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, kreativitetit, inovacionit dhe udhëheqjes, të cilat ata do t’i përdorin për të formuar jetën e tyre, karrierën dhe shoqërinë në përgjithësi.

Misioni

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” nëpërmjet promovimit të kurrikulave të përgatitura mirë, aktiviteteve mësimore dhe kërkimore si dhe hapjes së programeve të reja ka si mision zhvillimin e aftësive individuale të studentëve, nxitjen e konkurrencës dhe përmirësimin e arsimit duke vlerësuar dhe respektuar diversitetin dhe vlerat kulturore të Shqipërisë.

"CIT" shpreh përkushtimin e tij ndaj këtij misioni në përputhje me synimet e përcaktuara më poshtë:

  • Ofrimi i arsimit të lartë dhe veprimtaria krijuese në fushën e Inxhinierisë dhe Ekonomisë.
  • Zhvillimi dhe avancimi i njohurive nëpërmjet veprimtarive mësimore dhe akademike të kryera brenda dhe jashtë vendit.
  • Trajnimi i studiuesve të rinj në fushat e vlerësimit teorik të Inxhinierisë dhe Ekonomisë.
  • Zgjerimi i kualifikimeve profesionale dhe shkencore të të diplomuarve në fushën e Inxhinierisë dhe Ekonomisë.
  • Kryerja e aktiviteteve kërkimore shkencore për zhvillimin e mëtejshëm të aplikacioneve dhe inovacioneve në fushën e Inxhinierisë dhe Ekonomisë.
  • Ofrimi i mundësive më të mira të arsimit të lartë dhe aftësive të të mësuarit gjatë gjithë jetës. Kontributi në mbështetjen e prioriteteve strategjike dhe interesave zhvillimore të vendit.