Kush jemi ne - CIT

Disa informacione mbi CIT

historia e cit

Kolegji Universitar Instituti Kanadez i Teknologjisë (CIT), është në pronësi të C.I.T. sh.pk, e cila ka si aktivitet parësor arsimin në Shqipëri.

CIT ofron programet e tij të mësimdhënies në anglisht dhe kurrikulat e tij plotësojnë kërkesat dhe standardet e arsimit të lartë në Evropë dhe Amerikën e Veriut. Për më tepër, mësimdhënia në CIT ofrohet në ambiente të përshtatshme dhe nga staf akademik i kualifikuar vendas me përvojë mësimore jashtë vendit si dhe staf akademik ndërkombëtar, të cilët kanë përvojë në zhvillimin dhe zbatimin e Biznesit dhe Teknologjisë.

Ambjentet e CIT ndodhen në zemër të Shqipërisë, në Tiranë. Qendra ka ambiente të mjaftueshme dhe të përshtatshme për studentët dhe stafin akademik dhe administrativ. Ambientet e CIT ofrojnë kapacitetet e kërkuara për studentët dhe ato përbëhen nga auditori, salla/klasë të ndryshme leksionesh, 6 laboratorë (4 laboratorë kompjuteri, 1 laborator fizike dhe 1 kimie), dhoma studimi, zyra për stafin akademik dhe administrativ, parking dhe kafeteri. Klasat janë të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme, bashkëkohore dhe profesionale si kompjuter, projektor, etj.

Kushtet e studimit plotësohen nga biblioteka, e cila ofron akses në një koleksion të madh librash të përzgjedhur për çdo program studimi në CIT. Burimet e bibliotekave, rrjeti online i bibliotekave si McGraw-Hill si dhe regjistrimet në revista të ndryshme periodike shkencore vihen në dispozicion të studentëve të CIT çdo ditë të javës. Biblioteka e CIT ofron gjithashtu një gamë të gjerë titujsh, të përzgjedhur në përputhje me programet e studimit të ofruara nga institucioni. Biblioteka CIT ka gjithashtu një kapacitet për 30 studentë, 6 kompjuterë dhe mbi 5000 tituj anglisht.