EN

AL

CIT Logo white
Search
Close this search box.

EN

-

AL

AMBJENTET E CIT

Laboratoret kompjuterik

Në CIT ne gjithmonë përpiqemi të mbajmë ritmin me zhvillimet më të fundit të shkencës dhe teknologjisë. Kjo arrihet jo vetëm duke investuar për të marrë pajisjet më të fundit dhe më të mira harduerike, por edhe duke u përpjekur të instalojmë dhe mirëmbajmë sistemet dhe aplikacionet më të fundit.

Ne ambjentet e CIT perfshihen edhe 5 Laboratorë Kompjuterike në katin e 1-rë që përdoren për mësimdhënie dhe mund të përdoren nga studentët për detyrat e shtëpisë. Secili prej tyre ka kompjuterë me të paktën 4 GB – 8 GB RAM dhe 500 GB memorje, që përdorin versionin më të fundit të Edubuntu (Linux) dhe Windows 10, të cilët janë të licensuar.

Çdo personel dhe student pajiset me një llogari emaili në domenin e universitetit (cit.edu.al), që mund të përdoret për të lehtësuar komunikimin dhe koordinimin.

Klasat

Klasat janë zemra e një universiteti. Është vendi ku shkëmbehen idetë dhe studentët punojnë drejt qëllimeve të tyre. Instituti Kanadez i Teknologjisë ka 6 klasa, 5 klasa në katin e dytë dhe një klasë mjaft më të madhe në katin e parë për të akomoduar studentët dhe profesorët tanë gjatë orëve të leksioneve dhe seminareve. Të gjitha klasat tona janë të pajisura me dërrasë të bardhë dhe projektor.

Auditori

Auditoriumi është një nga objektet më të rëndësishme në Institutin Kanadez të Teknologjisë. Është vendi ku studentët tanë mësojnë, konkurrojnë, festojnë dhe më shumë. Auditori ka të gjitha teknologjitë dhe mjetet më të fundit të nevojshme për prezantime dhe ngjarje. Auditoriumi përdoret për mësimdhënie leksionesh, dhënie trajnimesh, mbajtjen e ngjarjeve, mbajtjen e garave të tilla si hackathons dhe më shumë.

Ambjentet e jashtme

Ambientet tona të jashtme ofrojnë një mjedis të frytshëm dhe të përshtatshëm për aktivitete të ndryshme. Kampusi ynë është i rrethuar nga peisazhe të bukura natyrore dhe hapësira gjelbëruara, duke krijuar një atmosferë relaksuese dhe frymëmarrjeje. Zonat e qetësisë dhe stacionet e dërgesës janë të shpërndara strategjikisht për të mundësuar reflektimin personal, studimin ose thjesht për të shijuar natyrën. Po ashtu, ambientet sportive dhe rekreacionale ofrojnë mundësi për aktivitete të jashtme, ndërsa hapësirat e organizuara për ngjarje kulturore dhe sociale krijojnë një atmosferë të përshtatshme për bashkëbisedim dhe ndërveprim komunitar. Kjo përbërje e ambientit të jashtëm kontribuon në një përvojë të pasur dhe tërheqëse për të gjithë pjesëmarrësit në kampus.

Eja na tako

Eksploro ambjentet tona personalisht. CIT ndodhet në zemër të Shqipërisë! Vizitoni kampusin tonë në adresën “Porcelan, Rr.Xhanfize Keko Nr.12 (Kompleksi Xhura, pranë Tv Klan) Tiranë – Shqipëri”