Akademia e Hapur Verore

Akademia e Hapur Verore – Edukim dhe Aftësi për epokën digjitale

Instituti Kanadez i Teknologjisë, midis 8 korrikut dhe 13 korrikut, organizoi edicionin e parë të Akademisë së Hapur Verore: Edukimi dhe Aftësitë për Epokën Dixhitale. Kurrikula e programit mbulonte mirënjohjet bazë të aplikimit në teknologji, ekonomi, administrim biznesi, këshillim për karrierë, sesione mentorimi. Patëm kënaqësinë të mirëpresim 22 studentë nga e gjithë Shqipëria, të moshës 16 – 25 vjeç, të cilët morën leksione nga 20 profesorë të ndryshëm, studiues, përfaqësues qeveritarë dhe pronarë biznesesh.

Ne ishim të nderuar që kishim si folës të ftuar në këtë program:

Dr. Gianpaolo Del Rose – Kryetar në GRCERT, Milano – Itali.

Dr. Piero Scutari – Këshillë Parlamentare për Politikat Publike në Senatin Italian, Romë-Itali.

Z. Artur Hasanbelliu – Drejtor i Auditimit të Brendshëm – Drejtoria e Auditimit të Brendshëm pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).

Znj. Ornela Gace – Drejtore e Evenimenteve në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHKT).

Z. Enver Mehmeti – Vas Group Themelues dhe President i Shoqatës Shqiptare të Turizmit

MSc. Dritan Thomallari – Arkivi Dixhital pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Tiranë – Shqipëri.

Gjatë programit pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë ambientet e dy kompanive më të mëdha në Shqipëri si: DigitAlb, Albtelecom..

Pas 5 ditëve intensive të programit, u organizua Ceremonia e Mbylljes së programit të Akademisë së Hapur Verore.

I pranishëm në ceremoni ishte Dr. Piero Scutari. Dr. Scutari foli për rëndësinë e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Shqipërisë në BE. Si dhuratë nga Dr. Scutari për të gjithë studentët që morën pjesë në program ishte titulli i librit: “Si të godasim në shenjë” i autorit Prem Rawat.

Me praninë e Dr. Piero Scutari u dorëzua Certifikata e Arritjes për të gjithë studentët që morën pjesë në program.